Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja bëri një reagim të fortë, pasi në Shqipëri u evidentuan dy raste me koronavirus.
Belortaja shprehet se ky njoftim nuk është asgjë e re, ndërsa shprehet se tani ka ardhur koha fund “gallatës” apo shakave në lidhje me këtë sëmundje. Ai shprehet se të gjithë duhet të shkundemi, në të kundër do të na shkundë.
Selim Belortaja: Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës!
Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!
/Ora News.tv/
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës