Google ADS

Tash e tutje prokurorët i dorëzojnë lëndët tek gjyqtarët në mënyrë elektronike

14:52 | 9 Mars 2020
L G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe për mirëmbajtjen dhe avancimin e përbashkët të SMIL-it,.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryesuesi e KPK-së, Bahri Hyseni dhe Kryesuesi e KGJK-së, Skender Çoçaj, me ç’rast ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka falënderuar shtetin e Norvegjisë, i cili mundësoi realizimin e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), duke theksuar se lansimi i shkëmbimit të të dhënave në mënyrë elektronike nga prokuroria në gjykatë dhe anasjelltas do të mundësojë komunikim të shpejtë dhe të sigurt, si dhe do të ketë përfitime të mëdha për të dyja institucionet, duke filluar nga kursimi i kohës për dorëzim e lëndëve fizike, kursimi në kopjimin e lëndës në disa kopje, në pajisje për skanim të lëndëve, resurset njerëzore dhe ç ‘është më kryesorja që të dhënat e dërguara – pranuara nuk mund të humbin apo të fshihen.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërlidhje të sistemeve të gjykatave dhe prokurorive është i një rëndësie të madhe për proceset e reja, ngaqë përbën një avancim efektiv të procesit të punës në gjykata dhe prokurori, duke mundësuar shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave, proces ky, që do të vazhdojë për avancimin e mëtejmë të SMIL-it.

Ndërsa, Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, tha se beson se ky projekt do të sjellë transparencë dhe do të shohim efekte të pozitive në punën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.

Kurse, pas ceremonisë së nënshkrimit, është bërë prezantimi i shkëmbimit të dhënave elektronike në mes të KPK-së dhe KGJK-së./arbresh.info

Të ngjashme