Sqaron Presidenca: Kurti e kishte konfirmuar takimin, e anuloi pak minuta para orës 13:00

13:46 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Zyra e Presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.

Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00.

“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit./arbresh.info/

 

Presidenti ja “ndalon” prononcimin liderëve, vetë do të tregojë se çfarë ka folur me ta

Kurti s’i shkon në takim për dy arsye Thaçit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme