Një shqiptar në Ligën Premier, krenari për gjithkënd prej nesh – rrëfimi i Armando Brojës

13:02 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Armando Broja debutoi me ekipin e parë të Chelseas, që fitoi dje 4-0 ndaj Evertonit.

Ai zëvendësoi Oliver Giroudin në minutën e 86-të të lojës, duke realizuar ëndrrën e madhe, edhe pse vetëm 18 vjeç.

Djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe, ka folur në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” të “Supersport”, ku ka rrëfyer emocionet.

“Edi Martini më ka thirrur në Shqipëri i pari. Është një gjë e madhe për një djalë 18 vjeç që të zëvendësojë Giroud. Ai është kampion bote. Ishte ndeshja e parë për mua, debutova me Chelsea, skuadrën e parë. Ishte diçka e madhe, jam shumë i kënaqur me debutimin“.

Lampard? “Para ndeshjes kisha emocione, sepse ishte ndeshja ime e parë. Lampard më tha të jem i lirshëm, të luaj siç kam luajtur gjithë sezonin. Këtë më tha trajneri. Edhe shokët e skuadrës më kanë mbështetur, më kanë goditur dhe me shpulla në shenjë motivimi. Kur luaja me 23-vjeçarët kam firmosur kontratën me Chelsea. Kur erdhi Lampard, djemve të rinj iu hapën dyert. U kënaqa kur ai erdhi trajner, prandaj qëndrova te Chelsea dhe nuk zgjodha skuadër tjetër“.

A mund të largohem në formë huazimi? “Unë gjithmonë mund të iki në një klub më të vogël dhe të marr më shumë minuta dhe eksperiencë, siç ka bërë Tammy Abraham, por synimi është që të futem në ekipin e parë të Chelsea. Po stërvitem prej 3-4 javësh me ekipin e parë dhe shpresoj të mbetem aty. Nuk e kam menduar ende të huazohem në ndonjë klub më të vogël”.

Image result for armando broja albania

Pyetjes jo pak provokuese, se çfarë do të bënte, nëse i vjen ftesë nga kombëtarja e Anglisë, Broja iu përgjigj:

“Ende nuk më ka thirrur Anglia, por nëse ndodh, nuk e di çfarë do të bëj. Për momentin po luaj me Shqipërinë, me U-21. Shqiptar e kam gjakun, jam shumë i kënaqur me Shqipërinë dhe shpresoj të më thirrë edhe kombëtarja e parë kuqezi. Babi dhe mami kanë lindur në Shqipëri, janë nga Malësia e Madhe. Unë kam lindur në Angli, por prindërit më kanë lindur në Shqipëri”.

Të ngjashme