Google ADS

Presidenti ja “ndalon” prononcimin liderëve, vetë do të tregojë se çfarë ka folur me ta

12:40 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot takime me lider institucional e partiakë.

Deri më tani Thaçi është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Por, që në asnjërën nga takimet nuk pati prononcim për medie.

E këtë duket  se e ka vendosur vetë presidenti Thaçi, i cili ka vendosur që vetë të deklarohet pas takimeve që do t’i mbajë me liderët politik.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme i pari i shtetit do të zhvilloj takime edhe me liderët e tjerë./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme