Banorët e Busavatës protestojnë para Qeverisë për të kundërshtuar reformën në arsim

11:22 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Banorët e fshatit Busavatë, mësimdhënës e nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, të Komunës së Kamenicës kanë protestuar sot para Qeverise së Kosovës.

Në shenje pakënaqësie ndaj reformës në arsim e cila parasheh mbylljen e kësaj shkolle ata kanë dalë me pankarta në duar me mbishkrimet “E dua shkollën time”, “Reforma po nxitë shpërngulje”.

Gjatë protestës, në dalje të qeverisë u pa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku banorët e fshatit filluan të brohorisnin në drejtim të tij.

Abedin Maliqi, drejtor i shkollës “Hasan Prishtina” në Busavatë tha se edhe njëherë kanë dal që ta shprehin shqetësimin e tyre për këtë reformë të cilën e quajti diskriminim ndaj tyre.

“Po e shprehim fjalën tonë edhe njëherë për mbylljen e shkollës tonë. Mjaftë më me diskriminim që po i bëhet shkollës tonë. Absurde është edhe vendimi i MASHT”, tha Maliqi

Busavatasit ditë më parë kanë protestuar edhe para Ministrisë së Arsimit, por që nuk u morën parasysh nga këta të fundit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme