Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirus në Itali është rritur brenda ditës, duke shkuar kështu në 366.
Vetëm në një ditë, sëmundja ka marrë jetën e 133 personave, thonë zyrtarët, transmeton portal arbresh.info
Numri i të infektuarve është rritur në 25 përqind, duke e dërguar kështu numrin e të sëmurëve në 7,375.
Shifrat vijnë duke u rritur, ndërsa rreth 16 milionë njerëz do t’u përshtaten masave radikale, me qëllimin të kontrollimit të shpërthimit të sëmundjes.
LEXO EDHE: Mori vesh që ishte infektuar me koronavirus, burri nga Japonia del dhe e përhap në qytet
Deri në 16 milion njerëz në Lombardi dhe 14 provinca kanë nevojë për leje të veçantë për të udhëtuar sipas rregullave të reja të karantinës.
Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi gjithashtu mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës dhe ambienteve të tjera në të gjithë vendin.
Kufizimet do të zgjasin deri më 3 prill./arbresh.info/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë