Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Televizionin Klan Kosova.
Kelmendi atje do të shkojë në vend të Baton Haxhiut. Drejtori i ri i Klan Kosovës. Tash shef i Kelemendit do të jetë Shkëlqim Devolli.
Ai ka thënë se është ende ne negociata. Nuk e ka mohuar mundësinë e kalimit në televizionin që ka mbushur në shkurt 11 vjet.
“As nuk mund ta pohoj, as mohoj. Kam ofertë. Por, asgjë s’është definitive”, ka thënë Kelmendi.
Në ditët e ardhshme pritet të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Klanit.
Gazetari i ardhur nga Peja në Prishtinë pritet të vazhdojë karrierën pikërisht te media që lidhet me biznesmenin dukagjinas, Shkëlqim Devollin, i cili ka në pronësi Klan Kosovën.
Kjo lëvizje e Kelmendit ka ardhur pasi Baton Haxhiu u largua nga Klan Kosova ku ka ushtruar pozitën e Drejtorit dhe themeluesit të televizionit.
Ende nuk është sqaruar deri në fund nëse largimi i Haxhiut lidhet me përfundimin e kontratës apo me faktin se drejtori i deridjeshme i televizionit kishte prishur punët me Vetëvendosjen, anëtarët e së cilës refuzojnë të shkojnë në Klan./express/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut