Është shënuar rasti i dytë i koronavirusit në Këshillin Evropian në Bruksel. 46 anëtarë të stafit u këshilluan që të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat e tyre dhe ta përcjellin gjendjen e vet shëndetësore.
Në dërgesën elektronike të drejtorit të përgjithshëm të Këshillit për zhvillim dhe shërbime organizative, William Shapcott, thuhet se personi i infektuar ka marrë pjesë në një takim të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare më 2 mars. Të gjitha zonat ku ka qenë ky person janë mbyllur dhe janë pastruar.
Këshilli Evropian, ku mbahen takimet e ministrave gjatë samiteve të Bashkimit Evropian, ka një staf prej rreth tre mijë punëtorëve, shkruan “Reuters”.
Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve, në njoftim thuhet se të gjitha takimet e ministrave të tregtisë, të planifikuara për 12 mars, do të mbahen dhe se nuk ka ndonjë vendim për program të negociatave të pakësuara.
Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Mbrojtjes e raportoi rastin e parë të koronavirusit. Zyrtari i kësaj agjencie e kishte vizituar së voni Italinë, e cila është shteti më i prekur nga virusi i ri.
Numri i viktimave në Itali ka shkuar në mbi 230. Vetëm në 24 orët e kaluara, autoritetet raportuan për 50 persona të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuarve u rrit për më shumë se 1200, duke shkuar në 5883.
Askush nuk do të ketë të drejtë të hyjë apo të dalë nga rajoni i Lombardisë, ku banojnë 10 milionë njerëz, përpos rasteve emergjente. Milano është qyteti më i madh në këtë pjesë.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...