Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se dikush është i interesuar të pengojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e cila do të sjellë njohjen reciproke.
Ky reagim i të parit të shtetit ka ardhur pas deklaratës së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili në një konferencë për media disa orë më parë tha se është kundër formës aktuale të dialogut Kosovë-Serbi.
“Ka shumë interesim të personave të caktuar që ta pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta them përsëri, qartë dhe në mënyrë të zëshme: Po flasim për përfundimin e një konflikti shekullor, duke u përqendruar në zhvillim ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari special, Richard Grenell, është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka përkrahjen e plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump, që po punoni për paqe në botë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Thread: There is a lot of interest from certain people to disrupt the process of reaching a final peace agreement between #Kosovo & #Serbia. So, let me say it again, loud and clear: We’re talking about ending a century old conflict, focusing on economic development…1/2
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 8, 2020
Ish- kryeministri Haradinaj gjatë konferencës së sotme, i quajti axhami politik kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Përveç kësaj, Haradinaj tha se krejt procesin e kanë dorëzuar tek presidenti Thaçi.
“Zotni Kurti dhe zonja Osmani, janë axhami politik. Ata e kanë ofertu para kohe heqjen e taksës. E kanë dorëzu krejt procesin tani te Thaçi, edhe kuptohet nuk gjejnë tani rrugë tjetër por shkojnë e fshehën në kornizën e BE-së, që është një gabim klasik”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër
Guardiola për emërimin e Amorimit te Man Utd: Nuk mund t’i j...