Fotografia e Meghan dhe Harry ndez ‘luftë’në mediat sociale

13:53 | 8 Mars 2020
Trina Galanxhi

Meghan Markle dhe Prince Harry kanë marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Mountbatten. Në tapetin e kuq ata kanë shfaqur imazhin e lumturisë, por disa përdorues të mediave sociale kanë parë një tjetër imazh të tyre që ka nxitur një debat të madh.

Imazhi shfaq Meghan dhe Harry në makinë. Princi ngjan i mërzitur, pasi nuk jep asnjë buzëqeshje, ndërsa Meghan ngjan sikur nervoze, transmeton portal arbresh.info

Disa përdoures të mediave sociale kanë thënë që “Harry tashmë duket që nuk është i lumtur”. Ndërsa të tjetër nuk kanë hezituar të thonë që “Prince Harry ka ndryshuar shumë që nga martesa me Meghan”.

LEXO EDHE: Meghan Markle fokusohet te karriera si aktore

Sipas ekspertëve të gjuhës trupore, Harry është duke e përjetuar rëndë ndarjen nga familja mbretërore.

Judi James, për median angleze, express.co.uk, tha se Harry është duke përjetuar trazira emocionale, të cilat i shfaqen qartë edhe në fotografi.

Ngjarja e natës së kaluar kishte një domethënie të hidhur për Harry, sepse kjo është nata e fundit që ai merr pjesë në një ceremony mbretërore.

“Buzëqeshja e Harry është zhdukur këtu, për tu zëvendësuar nga një shprehje e syve shumë e largët, reflektuese dhe mjaft e trishtueshme,” tha Judi./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme