Numri i të infektuarve: Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën ka arritur më shumë se 105,000 të infektuar dhe 3,599 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Shembja e hotelit në Kinë: Katër persona kanë vdekur pas shembjes së hotelit i cili përdorej si karantinë për të infektuarit nga koronavirusi në qytetin kinez Quanzhou. 80 persona gjendeshin në hotel kur ai u shemb dhe vetëm 42 janë shpëtuar shkruan arbresh.info
Mbyllja e Italisë: Kryeministri italian Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret të ri i cili vendos mbylljen e pjesës veriore të Italisë gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit. E gjithë Lombardia duke përfshire edhe 14 provinca të tjera janë bllokuar.
Rritet numri i të infektuarve në Korenë Jugore: Seul ka raportuar mbi 367 infektime me koronavirus gjatë ditës së sotme, duke rritur numrin në total 7,134 të prekur me virus dhe 50 të vdekur.
Rastet në Amerikë rriten në 444: Janë lajmëruar 444 raste në të gjithë SHBA-të. SHBA-at kanë raportuar edhe 19 vdekje.
Rasti i parë me koronavirus në Amerikën Jugore: Një 64 vjecar është diagnostifikuar me virus pasi kishte udhëtuar në Evropë dhe ka vdekur në Argjentinë të shtunën, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë.
Raste të tjera në Azi: Japonia, Singapori, Malajzia dhe Vietnami kanë raportuar shtimin e rasteve të tjera me koronavirus të shtunën./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...