Google ADS

Koronavirusi futet edhe në parlamentin francez: Dy deputetë të infektuar

00:00 | 8 Mars 2020
Trina Galanxhi

Shkon në dy numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në Francë që janë dërguar në spital pasi janë prekur nga virusi me origjinë nga Kina, ndërkohë që 5 ligjvënës të tjerë iu janë nënshtruar testimeve për këtë sëmundje.

Asambleja Kombëtare nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, por mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital të terapi intensive.

LEXO EDHE: Shkon në 66 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin  vdekjeprurës është një grua. Gjithashtu Asambleja raporton se është infektuar dhe një punonjës i lokalit.

Për shkak të situatës së krijuar seancat e Dhomës së Ulët nuk do të zhvillohen deri në 22 mars-lexohet në një deklaratë për shtyp të Asamblesë Kombëtare.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Francë bëri me dije se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 16, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 949./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme