Quique Setien ka pranuar se VAR-i e bëri diferencën për Barcelonën në fitoren prej 1-0 kundër Real Sociedadit në Camp Nou të shtunën mbrëma.
Nikoqirët nuk mund ta thyenin kundërshtarin derisa Robin Le Normand u penalizua për prekje të topit me dorë brenda zonës, pas konsultimit të video-asistencës, ndërsa Lionel Messi e konvertoi njëmbëdhjetëmetërshin në gol.
“E dinim se do të ishte një ndeshje jashtëzakonisht e rëndë, mendoj se (Real Sociedadi) i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit duke përfshirë një në Bernabeu”.“Janë në finale të Kupës (së Mbretit), janë të mirë me posedimin e topit, nuk e dorëzojnë kurrë. Nëse të bëjnë presion, mund të të dëmtojnë. Kanë lojtarë cilësorë”.
“Duke i veçuar disa periudha të caktuara, ne e kontrolluam lojën. Pastaj, kishim momente të vështira, por prodhuam rrezik”.
“Fituam falë VAR-it. Nuk e pashë (momentin e penalltisë) nga banka, isha shumë larg”, ka deklaruar Setien pas ndeshjes, citon Marca, duke shtuar se Real Madridi duhet të fitojë të dielën ndaj Real Betisit
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...