Google ADS

Arsenal 1-0 West Ham, nota e Xhakës dhe të tjerëve

19:00 | 7 Mars 2020
Arditë Shkodra

Arsenali ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj West Hamit në takimin e vlefshëm për ndeshjen e 29-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionat dhe me tri pikët e radhës janë afruar edhe më shumë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Goli i vetëm në këtë fitore të Topçinjve u shënua nga Alexandre Lacazette në minutën e 78-të.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Arsenalit, Bernd Leno, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për treshen e mysafirëve: Tomas Soucek, Felipe Anderson dhe Robert Snodgrass, që u notuan me 6.0.

Për 90 minuta në këtë përballje luajti edhe ylli nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.

Arsenal:

West Ham:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme