Me datën 7 mars 2020 nga ora 09:43 në bazë të urdhëresës së gjykatës është zhvilluar plani për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rr.‘Papa Klimenti‘ në Pejë, në një mishtore.
Këtij lokacioni me kërkesë të Policisë i janë përgjigjur edhe inspektoret e AUV-së. Në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kg, transmeton arbresh.info
I dyshuari A.Sh.(1965) është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar./arbresh.info/
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”