I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka reaguar përsëri për taksën ndaj Serbisë, të cilën përkundër kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po refuzon ta heqë kryeministri Kurti.
Përmes një postimi të ri në Twitter, Grenell ka thënë se Uashingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, dhe se sipas tij këto pika janë neglizhuar deri më tani në fazat më të hershme të dialogut, shkruan lajmi.net.
Por, Grenell ka thënë se taksa po vazhdon ta dëmtojë Kosovën, dhe se sipas tij SHBA-të s’mund të ndihmojnë në këtë aspekt përderisa tarifa është në fuqi.
Në fund ai ka thënë se Kosova dhe Serbia do të pajtohen vet për zgjidhjen përfundimtare, jo Uashingtoni.
“Washington-i është i fokusuar për zhvillim ekonomik dhe vende pune. Ne besojmë se kjo pjesë është injoruar në dialog. Por, ne nuk mund të ndihmojmë qeverinë, kur taksa po vazhdon ta dëmtojë Kosovën. Ata duhet ta heqin atë. Po ashtu, problemet politike do të zghidhen nga dy palët, jo nga Uashingtoni”, ka shkruar Grenell.
Washington is focused on economic development & jobs – we believe this has been ignored in the dialogue. But we can’t help when the Kosovo Govt’s tariffs continue to hurt Kosovo. They must be dropped first. Also, political issues will be solved by the two sides – not Washington. https://t.co/fJP2HfaN4V
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2020
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...