Nga data 08.02.2020 deri me 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 07 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për një rast të dyshimtë në COVID-19.
Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Me datë 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe ka rezultuar negativ, domethënë pacienti nuk është i infektuar me virusin SARS-CoV-2.
Nga data 01.02.2020 deri me 07.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.108 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.319, Vërmicë 938, Jarinje 214, Dheu i Bardhë 57, Hani i Elezit 62, Kullë 23, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...