Google ADS

Ferizaj i fortë për Trepçën ‘89

15:57 | 7 Mars 2020
A. B.

Ferizaj e ka shkatërruar Trepçën ‘89, duke e mposhtur 4-0, për të marrë fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ferizaj tani i është afruar në një pikë Trepçës ’89.

Xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës ka startuar me sfidën Ferizaj vs Trepçës ’89, raporton Gazeta Express.

Vendasit arritën të rrëmbejnë tri pikë, pasi e mundën 4-0 Trepçën ‘89.

Taulant Dajaku shënoi për 1-0 për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e shtatë nga penalltia, derisa realizoi edhe për 2-0 në pjesën e dytë, në minutën e 51-të.

Golin për 3-0 e realizoi Edon Sadriu në minutën e 66-të, kurse për sezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Hajderevic në minutën 87′.

Trepça ’89 luajti me një lojtar më pak për disa minuta, pasi në atë të 78’, Statovci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja.

Kjo fitore është e rëndësishme për Ferizajn në luftën për t’i ikur zonës së barazhit.

Aktualisht, Ferizaj ka 25 pikë dhe gjendet në pozitën e 10, tani me një pikë më pas se Trepça ‘89.

Të dielën do të luhen dy takime në kuadër të IPKO Superligës Drita – Prishtina dhe Llapi – Gjilani, para se të hënë tri ndeshje të mbyllin xhiron e 22-të; Feronikeli – Vushtrria, Flamurtari – Ballkani dhe Dukagjini – Drenica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme