Shqipëria nuk ka identifikuar asnjë rast me Covid 19.
Ka rezultuar negativ gruaja 50-vjeçare që u transferua nga spitali i Lushnjës në shërbimin e infektivit, e cila kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova e Italisë dhe kishte shfaqur simptoma. Ndërkohë në komunikimin e përditshme, Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë testuar 58 raste të dyshuara në laboratorin e virologjisë në ISHP, por kanë rezultuar negative.
Tanimë nuk po testohen vetëm rastet që kanë histori udhëtimi me Italinë por zonja Bino deklaron se po testohen edhe ata persona të cilët kanë simptoma të rënda respiratore edhe pse mund të mos kenë histori me vendet e prekura nga Covid 19. Nga ana tjetër ajo siguron besueshmërinë e analizave që kryhen në laborator në ISHP.
Ndërkohë ekspertë në fushën e sëmundjeve infektive ndajnë mendime se pavarësisht se nuk është identifikuar dikush që mund të jetë prekur nga Covid 19, por është duke e kaluar me simptoma të lehta ose pa simptoma sikundër ka pasur shumë pacientë edhe në Itali dhe në Kinë./tch
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...