Kurti nga Kulla e Jasharajve: Vendosëm lule të freskëta në vendin ku u vranë Ademi dhe Hamza

14:35 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, sot kanë vendosur lule tek Kulla e Jasharajve, në Prekaz në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së”.

Kurti para mediave deklaroi se ata u mirëpritën nga Rifat Jashari.

“Sot në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së bashkë me bacën Rifat dhe Kryetaren e Kuvendit vendosëm lule të freskëta tek vendi ku janë vrarë Ademi dhe Hamza”, njofton klan kosova.

“Sot është shtatë marsi Dita e Mësuesit baca Shaban ka qenë mësues, mësues popullor, mësues i Prekazit, mësues i Ademit, Hamzës dhe bacës Rifat, sot e kujtojmë në veçanti edhe atë në këtë ditë të veçantë”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme