Filipçe fol për gjendjen e koronavirusit në Maqedoni

14:10 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha dy “pacientetët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë në gjendje kritike. Mjekët do ta ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore”.

Ai shtoi se janë identifikuar personat me të cilët kanë pasur kontakt dy personat me coronavirus poashtu edhe udhëtarët të cilët kanë qenë në autobus dhe se për momentin ndodhen në izolim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ju bëjmë apel përsëri të jepen informacione të sakta në vendkalimet kufitare dhe t’u përmbahen higjienës personale”, u shpreh Filipçe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme