Instituti për Kërkime Ekonomike (INKE) ka bërë një hulumtim në lidhje me emigracionin me të cilin mund të përballet Kosova në rast të një stabiliteti të mundshëm ekonomik.
Debati që ka përfshirë Bashkimin Europian për shkak të mundësive më të mira për jetë ka bërë që kjo temë përpos trajtimit të jetë edhe komponent shumë i rëndësishëm i politikbërjes.
1000 respodentë janë përgjigjur në anketën( teren dhe online) e organizuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike që për qëllim ka pasur matjen e opinionit kosovar rreth temës e cila pritet të jetë prezente në dekadat e ardhshme.
71.4% e të anketuarve kanë pasur qëndrim pro pranimit të emigrantëve në Kosovë përkundër 28.6% që janë shprehur kundër.
Në këtë hulumtim është arritur të zbulohen arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë qëndrim.
Të anketuarit që shprehën qëndrim pro emigrantëve 38.6% si arsye kryesore e kishin çështjen humane. 37.1% si arsye kryesore e kishin rritjen e ekonomisë kombëtare. 17.1% për shkak të rritjes së fuqisë punëtore, kjo kryesisht kërkesë nga bizneset dhe 7.2% kanë pasur një arsye tjetër.
Në anën tjetër siguria publike mbetet arsyeja e 29.4% të anketuarve që janë kundër pranimit të emigrantëve në Kosovë. Frika nga rrezikimi i vendeve të punës ishte arsye e 23.5 të anketuarve. Derisa heterogjeniteti i kulturës ishte arsye e 20.6% të anketuarve dhe 26.5% kishin arsye të tjera për kundërshtimin e tyre ndaj emigrantëve.
Ky hulumtim si synim ka t’i paraprijë diskutimit të ardhshëm që me gjasa të mëdha do të jetë pjesë e diskursit publik në Kosovë./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...