Nga Ministria e Shëndetësisë është dhënë ditën e sotme komunikimi i përditshëm për virusin Covid-19.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino shprehet se nga 58 raste të dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative.
“Do të kryhet një zgjerim i atyre personave që do të testojmë që prej ditës së sotme për të rritur gamën e identifikimit të personave. 58 raste të dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative. Nga rastet e testuar, 60% kanë qenë nga Tirana, nga Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Lushnja”, shprehet Bino.
Bino shton se në lidhje me diagnozën ka një kapacitet të mjaftueshëm për kryerjen e ekzaminimeve në laboratorin e ISHP si dhe është rritur monstra të marra nga një pacientët. Ajo vazhdon të përsëris që qytetarët të zbatojnë masat e higjenës.
“Në lidhje me diagnozën kemi kapacitet te mjaftueshme për kryerjen e ekzaminimeve ne laboratorin e ISHP. Kemi rritur numrin e mostrave të marra nga një pacient, kemi marrë dhe dy mostra. Masat e higjenës vazhdoj të përsëris, sepse përveç masave që marrim ne kemi shumë nevojë bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjeno-sanitare. Larja e duarve me ujë dhe sapun është një mjet shumë i mirë, përdorimi i higjenës respiratore, janë elemente të rëndësishëm”, shton Bino.
“Hapin e parë që ne ngritëm ishte koordinimi i shtretërve me respiratorë, është bërë një plan koordinues si do të veprohet kur të kemi një të sëmurë rëndë. Ka një qendër koordinuese”, shton më tej Bino.
E pyetur se sa prej analizave janë ribërë për të shmangur dyshimet, ajo shprehet:
“Janë bërë gati 10%. Është një virus i ri por kemi disa të dhëna paraprake që ta kapim atëherë kur duhet”.
E pyetur më tej se sa persona janë të izoluar në shtëpi, ajo shton:
“Ne kemi këshilluar të gjithë personat të cilët kanë ardhur nga Italia apo vendet e prekura, të mos lëvizin nga shtëpia, dhe nëse ju shfaqen shenjat e para janë drejtuar dhe ju është marrë monstra.
Ne nuk rekomandojmë që çdo njeri të mbaj maskë, sepse duhet për personat që janë sëmurë. Kemi të dhëna që kjo virozë shpërndahet nëpërmjet sperklave dhe maska i parandalon. Për personat që kanë një kontakt direkt me njerëz të sëmur apo të dyshuar duhet të përdorin maska që janë profesionale”.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik shton se jemi në një periudhë të sezonit të gripit, porn ë një trend në ulje.
“Ne jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me covid-19 kemi të njëjtat sisteme sic përdorim me gripin sepse janë të njëjtat. Por vazhdojmë të jemi në sezonin e gripit. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen nëpër spitale sepse bëhesh burim I infeksionit. Duhet të besojmë te mjeku i familjes”./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...