Kadri Veseli për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Xhavit Hoti: Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm të saj

10:59 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Xhavit Hoti.

Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm.

“Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm të saj. Një njeri që kurrë nuk u ndal së punuari për lirinë e pavarësinë”, ka shkruar Veseli në facebook, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

Me dhimbje mora lajmin e vdekjes së ushtarit të UÇK-së, veprimtarit të shquar politik dhe të çështjes kombëtare, Xhavit Hoti.

Kosova humbi një luftëtar të përjetshëm të saj. Një njeri që kurrë nuk u ndal së punuari për lirinë e pavarësinë.

Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme