Ylli i reality-shout, Joey Essex kaloi natën në banesën e Rita Orës.
Ylli televiziv, Joey Essex, u nis për në banesën e Rita Orës në orën 4 të mëngjesit, pas një nate të këndshme me këngëtaren, shkruan TheSun.
Çifti, të dy 29 vjeç, më pas kaluan 13 orë bashkë, përpara se Joey të largohej pasditen e djeshme.
Ata ishin përpjekur të mos vëreheshin së bashku gjatë mbrëmjes së të enjtes, duke marrë makina të ndryshme kur dolën nga ndeja.
Por, ata udhëtuan së bashku në orët e para të mëngjesit për në rezidencën e Ritës në Holland Park, në Londrën perëndimore.
Një person që i pa dyshen tha për “TheSun” se “Rita dhe Joey dukeshin të qetë dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit”.
“Ata kishin duke buzëqeshur ndërsa ndihmonin njëri-tjetrin kur po dilnin nga një makinë dhe drejtuan në shtëpinë e saj natën.”
Joey ishte i pranishëm edhe në ndejën kur ishte Rita, ndërsa nga ai vend ishin parë teksa largoheshin me vetura të ndryshme.
Por, më pastaj u bashkuan dhe u nisën drejt banesës ë saj.
Burime pranë Ritës këmbëngulin se nuk ka asnjë lidhje romantike mes tyre. Por dëshmitari tha mbrëmë: “Ata dukeshin vërtet të lumtur së bashku”.
Kjo vjen pasi u bë e ditur se Rita Ora i ka dhënë fund romancës me Rafferty Law. Ajo më parë ishte në lidhje me Calvin Harris, Andrew Garfield, Brooklyn Beckahm dhe Tyrone Wood.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...