Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet, gjithnjë e më shumë njerëzit janë duke kërkuar për të dezifenktuar shtëpitë e tyre.
Ideja e parë është që të pastroni duart dhe të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që kanë ndonjë sëmundje, por ka edhe gjëra tjera që mund të bëni për të mbajtur larg sëmundjen, transmeton portal arbresh.info
Më poshtë mund të gjeni disa këshilla që do t’ju hyjnë në punë.
Pastroni dhe dezinfektoni
Pastrimi i referohet heqjes së bakterieve nga sipërfaqja. Dezinfektimi i referohet përdorimit të kimikateve që kanë për qëllim shkatërrimin e mikrobeve në sipërfaqe. Të dy pastrimi dhe dezinfektimi mund të zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit, por është e rëndësishme që së pari të pastrohen dhe dezinfektohen.
LEXO EDHE: 300 raste të koronavirusit në SHBA
Pastroni dhe dezinfektoni zonat që përdorni më shumë
Së pari pastroni dorezave të dyerve, çelsave të dritës dhe tualeteve. Para se të dezinfektoni sipërfaqet e ndyra, pastroni ato tërësisht me larës ose sapun dhe ujë. Për dezinfektim mund të përdorni zgjidhje alkoolike që përmbajnë të paktën 70% alkool, dezinfektues të provuar ose zgjidhje të holluara zbardhimi. Mos përdorni produkte të skaduar dhe mos përzieni zbardhuesin me asnjë pastrues.
Vishni dorëza dhe siguroni që të keni ventilim gjatë pastrimit
Vishni dorëza dhe hidhni ato pas përdorimit. Nëse përdorni dorëza të ripërdorshme, atëherë mbani ato vetëm për pastrim dhe për asgjë tjetër. Nxirrni dorezat, kthejini ato brenda dhe mos lejoni që pjesa e jashtme e dorezës të prekë lëkurën tuaj.
Lani rrobat në temperaturë të lartë
Rrobat lani në temperaturë të lartë, pasi ato bartin viruse dhe mund të përhapin sëmundjen. Gjithashtu merrni parasysh edhe larjen e koshit të rrobave dhe më pas bëni kujdes që rrobat të thahen mirë./arbresh.info/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...