Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.
Bajrami përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo ditë e rëndësishme është një momentum për të kujtuar breza të pafund mësuesish të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre për edukimin e gjeneratave të tëra bashkëkombasish, shkruan portali arbresh.info
Postimi i saj i plotë:
7 Marsi
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe në emrin tim personal shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës si dhe në tërë hapësirën shqiptare.
Kjo ditë e rëndësishme është një momentum për të kujtuar breza të pafund mësuesish të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre për edukimin e gjeneratave të tëra bashkëkombasish. Mësuesit tanë ndriçuan të ardhmen e qindra mijëra të rinjëve e të rejave. Ata arritën të brumosin thellë idealet liridashëse e atdhetare tek një shoqëri e tërë. Falë tyre, këto virtyte u vunë në shërbim të përpjekjeve për emancipim, për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, për të mirën tanë e të brezave që do të vijnë pas nesh.
Ashtu sikurse mësuesit Rilindas, që nga Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi e shumë e shumë të tjerë, edhe në Kosovën e okupuar, mësuesit tanë ishin misionarë të shpresës e humanizmit duke dhënë më të mirën e tyre për të mbajtur gjallë dëshirën për dije dhe gatishmërinë për sakrificë. Pikërisht për faktin se dija e përçmon robërinë e nuk duron nënshtrimin. Ajo këput prangat e tiranisë ashtu siç bëri në të vërtetë.
Sot duhet të reflektojmë, që mësuesit t’i çmojmë, e t’u krijojmë kushte, sepse duhet të përgatisim brezat për kohët e reja dhe sfidat e reja, ku dija, shkathtësitë dhe arsimimi cilësor janë çelësi për prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.
Për të përmbushur këtë vizion, ne si Qeveri e Republikës së Kosovës do t’i mbështesim mësuesit, nxënësit, shkollën dhe arsimin në përgjithësi. Në këtë mes, ne nuk do t’i harrojmë, përkundrazi, do t’i mbështesim njëkohësisht edhe të gjithë mësuesit në diasporë, bashkë me nxënësit e prindërit që mbajnë gjallë me dashuri e pasion mësimin e gjuhës dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare.
Gëzuar!
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...