Ambasadori britanik, Abbott i kënaqur pse qeveria emëroi Drejtorin Akreditimit në bazë të meritës

08:53 | 7 Mars 2020
A. B.

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Naim Gashit në pozirën e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti i Rekrutimit në vitin 2018, por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim.

“Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme