Google ADS

Telekomi do të furnizohet me pije, tenderin mbi 5 mijë euro e fiton simpatizanti i PDK-së

08:06 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Me vite të tëra Telekomi i Kosovës ishte kritikuar për shpenzime të mëdha.

Madje, ato u bënë shkak edhe për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike javë më parë. Por drejtuesit e TK-së nuk po tregohen ‘ekonomistë’ pavarësisht kësaj dhe gjendjes jo të mirë financiare në të cilën gjendet ndërmarrja.

Së fundi është dhënë edhe një tender për furnizim me pije dhe artikuj të tjerë, shkruan arbresh.info.
Ky furnizim do të bëhen për pikën qendrore në Dardani.

“Depo Qendrore , Telekomi i Kosovës Sh.A Ndërtesa Qendrore, Dardania p.n 10000 Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në mesin e 8 Operatorëve Ekonomik që kanë aplikuar për këtë tender fitues ka dalë ‘N.T.SH. ” TRADITA TREGTARE “. Kjo kompani do t bëjë furnizimi gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Por në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik nuk bëhet e ditur vlera e kontratës teksa janë cekur vetëm tenderi me çmimi më të ulët 5.469,20 dhe tenderi me çmimin më të lartë 7.239,38.

arbresh.info ka kontaktuar me kompaninë fituese e cila ka thënë se kanë ofruar çmimin më të ulët.

Hamdi Shabani, babai i Armend Shabanit në emër të të cilit është e regjistruar kompania e ka konfirmuar këtë.

“Kemi aplikuar me 5 mijë e 469 euro”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka treguar edhe me çka do të furnizojnë bufen e Telekomit.

“Furnizimin kryesisht do ta bëjmë me ujë dhe kafe”, ka shtuar ai.

Fituesi, përkrahës i PDK-së

“N.T.SH. ” TRADITA TREGTARE “, kompania fituese e tenderit për furnizim me pije dhe artikuj të tjerë në bufen e Telekomit të Kosovës në vitin 2015 është regjistruar në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të Kosovës.

Aty thuhet se ky biznes ushtron veprimtarinë e saj në Skenderaj ndërsa është e regjistruar në emër të Armend Shabanit.

E babi i këtij të fundit me të cilin ka biseduar të enjten arbresh.info, Hamdi Shabani po del të jetë përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’ ka shpërndarë vegza (link) në përkrahje të PDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme