Edi Rama dhe Ilir Meta u përplasën në distancë për letrën dërguar komisonerit për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Deklarimi i kryeministrit se për herë të parë, një vend kandidat ka Brukselin pro dhe Presidentin e vet kundër, nxiti repliken e Ilir Metës, i cili rilexoi publikisht letrën dërguar në Bruksel.
Presidenti nuk i druhet faktit se dërgimi i sherrit me mazhorancën në dyert e Brukselit mund te minoje rrugën e integrimit , pasi fajin e sheh diku tjetër.
Ilir Meta një këshillë e kishte edhe për kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili krah homologut austriak iu përgjigj ultimatumeve të paraardhësit të tij, për shpërndarje të Parlamentit.
“Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen. I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, tha Ruçi.
“ Po dëgjoja pak më parë Ruçin. Të paktën mendoj se ai do kërkojë hetime për çështjen e ministrisë së Drejtësisë. Faktet kërkojnë një analizë që dhe kuvendi të rreshtohet në anën e shtetit të së drejtës apo grupimit mafioz.”, tha Meta.
Krahas kërcënimit të Ilir Metës, socialistet kanë lajmëruar se do të rrëzojnë dekretin presidencial të firmosur në shesh, por Meta nuk tërhiqet nga betimi i tij./tch
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...