Sllovakia konfirmon rastin e parë me COVID-19

22:27 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Sllovakia sot konfirmoi rastin e parë të regjistruar me koronavirusin e ri COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini tha se një person ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës pas analizave të kryera.

Pellegrini tha se personi në fjalë nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por është takuar me të birin e tij i cili para disa ditëve është kthyer nga Italia.

Ai shtoi se pacienti në fjalë është në gjendje të mirë.

Virusi u shfaq fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që atëherë ka shkaktuar më shumë se 3.381 vdekje dhe ka infektuar afër 98 mijë njerëz në mbarë botën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme