Ymeri: Fillimi i qeverisë Kurti, zhgënjyes

22:08 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.

Ymeri ka thënë në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se është herët të flitet për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, por se nuk kishte fillim të mirë.

“Shenjat e para janë zhgënjyese”, tha Ymeri.

Atij i vjen keq për ndarjen e VV’së pasi mendon se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhte, qeveria aktuale do të funksiononte ndryshe.

“Po të mos kishte ndodhur ky problem, VV edhe sot ne qeverisje do të ishte Vetëvendosje e opozitës’, tha Ymeri.

Sipas tij aktualisht në VV ka njerëz që ‘nuk e dijnë idealin e VV’së”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme