Mes rrëmujës dhe kaosit që ka shkaktuar Koronavirusi, në Itali do të vijojë të luhet futboll, por pa tifozë.
Liga italiane ka zyrtarizuar ditën e sotme kalendarin sa i përket javës së 27-të dhe të 28-të. Këtë fundjavë dihet që do të rikuperohen ndeshjen e javës së shkuar, ndërsa javën e ardhshme do të luhet java e 27-të. Kështu, mbrëmjen e të premtes me 13 mars, do të luhet Bologna-Juventus.
Milan do të luajë të dielën me 15 mars, në orën 12:30 ndaj Lecces, ndërsa Inter në orën 18:00 ndaj Sassuolo. Sa i përket javës së 28-të, gjithçka do të nisë me 20 mars, ku Lazio pret Fiorentinën.
Juventus luan ndaj Lecces mbrëmjen e 21 marsit, ndërsa Milani pret Romën në orën 18:00 në 22 mars. Interi luan në mbrëmje ndaj Parmës në të njëjtën datë.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese