Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti thotë Planprogrami Qeverisës i miratuar sot reflekton plotësisht marrëveshjen për koalicion.
Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve.
“Sot, në mbledhjet e pestë të Qeverisë, kemi miratuar Programin Qeverisës për mandatin 2020-2023. Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës”.
“Tash, bazuar në Programin Qeverisës, secila ministri do të përgatisë planet e punës së tyre ku do të listohen masat konkrete që do të ndërmerren nga secila ministri, së bashku me buxhetin përkatës, për të realizuar objektivat e parapara”.
“Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve”, ka shkruar Hoti.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...