LinkedIn është një rrjet profesional i mediave sociale, ku përdoruesit krijojnë profile që theksojnë përvojën e tanishme dhe të mëparshme të punës. LinkedIn po ashtu ju mundëson të shpërndani informata në lidhje me punë me përdorues të tjerë, si dhe të keni një listë online të kontaktuesve tjerë.
A e dini se LinkedIn, si platformë ekziston më përpara se Facebook, Twitter, Snapchat dhe Instagram? Kohëve të fundit LinkedIn ka një shpërndarje të madhe me mbi 500 milion përdorues në mbarë botën.
Profili juaj në LinkedIn është aspekt shumë i rëndësishëm se si paraqiteni online. Ju mund ta përdorni atë për t’u lidhur me njerëzit në rrjetin tuaj. Rekrutuesit shpesh e përdorin atë për t’ju gjetur kur janë duke kërkuar kandidatë potencial që i përgjigjen kërkesave të një kompanie të caktuar.
Profili juaj përfshin detaje në lidhje me kualifikimet tuaja të punës, historinë e punësimit, arsimin, aftësitë dhe përvojën. Për të përfituar sa më shumë nga LinkedIn, është e rëndësishme të bëni profilin tuaj të LinkedIn sa më gjithëpërfshirës dhe bindës.
Nëse doni që profili juaj në LinkedIn të duket sa më profesional dhe i përditësuar, është mirë që t’i ndjekni këto rregulla:
1. Shkruani një profil gjithëpërfshirës
Nëse ende nuk keni krijuar një profil, atëherë është koha ta bëni një gjë të tillë. Është e rëndësishme që profili juaj të jetë i kompletuar, i detajuar mirë dhe i lexueshëm. Ju duhet ta konsideroni profilin tuaj të LinkedIn si një CV tuaj online. Profili duhet të ketë të gjitha informatat e ngjashme që i keni të shkruara në CV-në tuaj.
2. Theksoni përvojën tuaj në përmbledhje
Te pjesa e përmbledhjes së profilit tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të theksuar atë që ju bënë unik dhe të domosdoshëm për tregun e punës. Mos harroni titullin, pasi është në krye të faqes kur dikush shikon profilin tuaj. Po ashtu, është e rëndësishme të përmendni certifikatat profesionale që i keni marrë nga trajnimet paraprake, aftësitë gjuhësore ose arritjet kryesore.Sa më profesional të jetë profili juaj, aq më shumë shtohen gjasat që të kontaktoheni nga ndonjë rekruter apo kompani serioze.
3. Shfaqni aftësitë tuaja
Profili juaj ka gjasa më të mëdha të shikohet nëse aty përfshihen aftësitë tuaja. Përqendrohuni në aftësitë që nxjerrin në pah asetet tuaja më të forta dhe që janë më të rëndësishme për qëllimet tuaja të karrierës. Këtë mund ta bëni duke lexuar përshkrimet tuaja të kaluara të punës, ose duke hulumtuar përshkrimet e vendeve të punës që ju kërkoni. Po ashtu, mund të përfshini ndonjë fjalë kyçe që përshkruan aftësitë dhe përvojën tuaj.
4. Kërkoni rekomandime
Rekomandimet nga njerëzit me të cilët keni punuar kanë shumë peshë. Një mënyrë për të marrë rekomandime është që edhe ju t’i jepni ato. Kur ju rekomandoni një anëtar të LinkedIn, ju po dëshmoni për kualifikimet e tyre dhe njerëzit pëlqejnë të rekomandohen. Prandaj nëse ju rekomandoni të tjerët, mundësitë janë të mëdha që edhe ata t’ju rekomandojnë. /Akademi Pune/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?