Pendarovski: Dixhitalizimi ka kontribuar në forcimin e lirisë së fjalës

17:40 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim me temë “Ndikimi i dëmshëm i keqinformimit”, i organizuar nga shoqata qytetare “Most”.

Në fjalimin e tij, Presidenti tha se ndryshe nga më parë kur kanalet kryesore të informacionit ishin media tradicionale, sot platformat dixhitale, bloget dhe media sociale po bëhen burimi kryesor i informacionit.

 “Media sociale është bërë një kanal komunikimi i përdorur gjerësisht. Ato përdoren nga individë dhe nga kompani si një mënyrë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, por ato janë bërë edhe vendet ku shumë media janë fajësuar. Ato mundësojnë shprehje të menjëhershme dhe krijojnë audiencë të ndryshme duke grupuar shpejt njerëzit rreth një teme aktuale”, tha Presidenti Pendarovski.

Sipas Pendarovski, dixhitalizimi ka kontribuar në forcimin e lirisë së fjalës dhe u ka mundësuar njerëzve të margjinalizuar të bëhen të dukshëm.

Të ngjashme