Google ADS

Zëvendësministri Sveçla ka vizituar Qendrën e Azilit , ofron përkrahjen e tij dhe të MPBAP-së

16:44 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, ka vizituar Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri Sveçla ka parë për së afërmi kushtet në të cilat qëndrojnë azil-kërkuesit në këtë Qendër, ku u prit nga udhëheqësi i kësaj qendre, z. Fitim Zariqi, transmeton arbresh.info

Më këtë rast, zëvendësministri Sveçla ofroi përkrahjen e tij  dhe të MPBAP-së, për të mbështetur nevojat emergjente që ka kjo Qendër, me qëllim të përgatitjes për çfarëdo fluksi që mund të ketë Kosova nga azilkërkuesit.

Gjithashtu, është bërë vlerësimi i kapaciteteve të menaxhimit të fluksit të mundshëm të emigrantëve, duke marrë parasysh tendencat e fundit të imigrantëve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë që ka Republika e Kosovës me kapacitetet e saja, në rast se do të ballafaqohemi me një krizë të mundshme./arbresh.info/

Të ngjashme