Qeveria e Maqedonisë së Veriut e pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdohet rekomandimi për kufizimin e tubimeve publike me mysafirë nga jashtë vendi, rekomandimi për mos mbajtjen e tubimeve të mëdha publike dhe ngjarjeve, si dhe rekomandimi që garat sportive të mbahen pa prezencë të publikut deri më 13 mars të vitit 2020.
Ky vendim nga mbledhja e 14-të e Qeverisë, në të cilën ministri për Shëndetësi Venko Filipçe, informoi për gjendjen aktuale lidhur me coronavirusin në vend dhe i njoftoi anëtarët e Qeverisë me informacionet të cilat vijnë nga komunikimi i vazhdueshëm me institucionet përkatëse nga vendet e rajonit, Evropës si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Në mbledhje është pranuar Informacioni që për shkak të shpërndarjen së virusit në shumë shtete të Evropës, botës dhe rajonit, Instituti për Shëndet Publik rregullisht i azhuron listat e vendeve me rrezik dhe i dërgon deri te të gjithë anëtarët e Komisionit, si dhe deri te të gjitha shërbimet kompetente kufitare, përfshirë edhe policinë kufitare”.
“Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi dhe miratoi si të vetën edhe rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, shërbimeve doganore dhe agjencive turistike, që rregullisht të dorëzojnë lista të azhuruara me të dhëna për udhëtarët të cilët hyjnë në vend në mënyrë të organizuar, si dhe lista me të dhëna për udhëtarët të cilët udhëtojnë me linja të rregullta”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Më tej shtohet se sipas situatës në Evropë dhe gjendjes aktuale në Itali, si dhe në rajonet e tjera me numër më të lartë të rasteve të regjistruara me coronavirusin, ngelet rekomandimi i Qeverisë për të gjithë udhëtarët e këtyre rajoneve, që ta raportojnë hyrjen e tyre në vend dhe të lajmërojnë autoritetet shëndetësore dhe ato të sigurisë në vendkalimet kufitare në rast se dyshojnë se kanë simptome të cilat mund të jenë pasojë e kontaktit me virusin./Telegrafi/
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...