Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili çmim këtë vit i është ndarë mësueses Valbona Tahiraj nga komuna e Drenasit.
“Në emër të ministres Hykmete Bajrami, mësuesit i ka uruar zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, i cili theksoi kontributin e madh të mësimdhënësve nëpër faza të ndryshme që ka kaluar Kosova, e ku arsimi, ndër të tjera, i kontribuoi edhe ruajtjes së identitetit kombëtar.
Zv/ministri Rexhaj përmendi edhe figurën e mësuesit dhe patriotit Shaban Jashari, emrin e të cilit mbanë çmimi për mësuesin më të mirë të vitit. Ai theksoi se figura e tij simbolizon edhe zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë në fundin e shekullit të kaluar”, thuhet në njoftimin për media.
Megjithatë, zv/ministri Rexhaj theksoi se sot në liri, jemi në një pikë kthese kur mund të kthehemi 100 përqind kah zhvillimi, rinia dhe e ardhmja. “Prandaj, ne tash po fillojmë të ndërtojmë një shkollë dhe mësues që janë 100 përqind të dhënë pas mirëqenies, zhvillimit dhe përkrahjes së fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha ai.
Në këtë ceremoni, janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar nga secila komunë./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...