Prokuroria Publike Themelore Tetovë ka sjell vendim me të cilën e hedh poshtë kallëzimin penal të dorëzuar nga partia politike OBRM-PDUKM për parregullsitë zgjedhore në referendumin për ndryshimin e emrit.
OBRM-PDUKM kallëzimin penal e dorëzoi kundër disa kryetarëve, zëvendës-kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave zgjedhore në komunën Zhelinë dhe Bogovinë, kundër personave të panjohur të cilët kanë ndihmuar me nxitje, ndihmë dhe bashkëveprim, si dhe kundër zyrtarëve policorë të cilët kanë kryer detyrën zyrtare të sigurimit të vendvotimeve zgjedhore për kohën e procesit votues për Referendumin 30 shtatorit të vitit 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria publike sot kumtoi se sipas udhëzimeve nga lajmërimi, të paraqiturit ngarkohen për vepra penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “keqpërdorimi i të drejtës zgjedhore”, “mashtrime zgjedhore”, “falsifikim apo shkatërrim i librave amë” apo “cenim të fshehtësisë së votimit”.
“Prokurori publik i cili veproi në lëndën, ndërmori veprime për kontrollin e parashtresave në lajmërimin, me çka i dëgjoi personat e lajmëruar dhe e mori të gjithë dokumentacionin nga organet kompetente, në mes të cilave Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionit Shtetërorë Zgjedhore. Pas ndërmarrjes së veprimeve për marrjen e dëshmive materiale dhe verbale në lëndën, Prokuroi publik kompetent konfirmoi se procesverbalet në Këshillat zgjedhor nga votimi i bërë në referendumi shtetërorë janë korrekt të plotësuar dhe të nënshkruar nga kryetarët dhe anëtarët e Këshillave pa theksuar se ka pasur ndonjë parregullsi në votimet. E shkruara në procesverbalet është konfirmuar me deklaratat e dhëna nga të gjithë dëshmitarët”.
“Parregullsi nuk kanë qenë të konstatuara as nga personat tjerë që kanë qenë të angazhuar për përcjelljen e zgjedhjeve, siç janë mbikëqyrësit e MOST-it. Në deklaratat e dhëna, zyrtarët policor të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë siguruar vendvotimet kanë theksuar se gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur gjendje nga e cila ka pasur nevojë të reagohet në ndërmarrjen e veprimeve për lajmërimin dhe zhbërjen e parregullsive”.
“Pas analizave në lëndën, shtohet se, Prokuroi publik kompetentë konfirmoi se nuk ka kurrfarë dëshmie verbale apo materiale për konfirmimin e paraqitjeve nga lajmërimi i dorëzuar, me çka vendosi të njëjtën ta hedh poshtë nga arsyet se në veprimet e personave të paraqitur nuk përmbajnë elemente të veprave penale të cilat ngarkohen as edhe veprimet e tyre nuk përmbajnë elemente të ndonjë vepre penale tjetër për të cilën bëhet ndjekje penale sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...