Origano është një erëz shumë e përdorur, sidomos në kuzhinë. Mirëpo a e keni ditur se kjo erëz ka një përdorim të gjerë edhe në aspektin shëndetësor dhe është përdorur si kurë për shumë probleme shëndetësore që nga kohët e mëhershme.
Përdorimet e origanos gjejnë vend në trajtimin e astmës, psoriazës, infeksioneve të lëkurës dhe kollës.
Sipas ekspertëve, vaji i origanos, që është një derivat i nxjerrë nga origano, ka disa përfitimee magjike për organizmin. Kështu, vetëm 3 pika në ditë nga ky lloj vaji, ju do t’i vëreni këto ndryshime në organizmin tuaj:
Mbytë bakteret– vaji natyral i origanos shërben si një antibiotik, duke parandaluar shumimin e baktereve në organizëm. Studimet kanë treguar se ky vaj shëron shumë infeksione, sidomos ato të lëkurës.
Zvogëlon yndyrën në gjak– nëse ju e bëni vajin e origanos rutinë të përditshmërisë tuaj, atëherë do ta vëreni që ky vaj e zvogëlon edhe sasinë e yndyrës apo kolesterinës në gjak. Hulumtuesit besojnë se një përbërës i origanos e forcon sistemin imunitar si edhe e shpërbën yndyrën e keqe në organizëm.
Lehtëson dhembjen– shumë hulumtime të bëra për identifikimin e benefiteve të origanos, kanë treguar se vaji i tij mund të shërbej edhe për lehtësimin e dhembjeve të shkaktuara nga inflamacionet.
Trajton infeksionet fungale– origano konsiderohet si një antibiotik natyral. Ai shërben edhe për trajtimin e infeksioneve fungale, të cilat zakonisht paraqiten në rrugët e sistemit urinar dhe atë të mitrës te femrat.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...