Kryeparlamentarja Osmani takon Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferin

14:48 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur në takim sot Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferin.

Me këtë rast Xhaferi ka uruar zonjën Osmani për mandatin e marrë dhe i ka uruar punë të mbarë.

Kryeparlamentarja Osmani ka falënderuar Kryetarin Xhaferi për këtë vizitë.

Ky takim mes Osmanit e Xhaferit është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa pas përfundimit mediat do të njoftohen për bisedën përmes një komunikate.

Talat Xhaferi gjatë ditës ka pasur takime edhe me liderët e tjerë institucional./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/209600360398927/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme