8 punonjës të firmës së pastrimit të qytetit të Kuçovës “Viola Green” kanë hipur mesditën e sotme në majë të kullës së ish Milvës, ku kanë kërcënuar për 2-orë rresht se do të hidheshin nëse nuk do të riktheheshin në punë.
8 punëtorët e firmës së pastrimit: Luiza Halili,Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkelqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj thonë se u hoqën dje nga puna pa asnjë lloj justifikimi dhe kjo ka qenë arsyeja që ata hipën sot në majë të kullës, ndërkohë që njëra prej tyre, Elona Bregaj e ka ndërmarrë edhe më parë këtë akt, duke hipur në kullën e TEC-it në Kuçovë, pasi ishte hequr nga e njëjta punë.
Ata kanë deklaruar se këtë akt po e ndërmerrnin pasi ishin hequr nga puna pa të drejtë dhe duke u hequr nga puna nuk mund të ushqejnë dot familjet e tyre.
Ata kanë deklaruar se nëse nuk do të rimerren në punë do të tentojnë sërish vetëvrasjen.
Pas negociatave të shumta të policisë dhe përfaqësuesve të firmës së pastrimit të qytetit ata kanë zbritur që lart dhe janë nisur drejt punës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...