Google ADS

Indonezi, policia sekuestron 60,000 maska

12:24 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Policia e Indonezisë ka sekuestruar rreth 60,000 maska dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e maskave ditën e djeshme gjatë dy bastisjeve në Xhakarta.

Oficerët kanë kryer disa bastisje gjatë ditëve të kaluara ndaj individëve që kanë “tentuar të fitojnë financiarisht” gjatë shpërthimit të koronavirusit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Indonezi Antara, shkruan arbresh.info

Dje, Ministri i Sigurisë Mohammad Mahfud tha per gazetarët se do të zbatonte “ligjin penal kundër atyre që merren me blerjen” dhe se “qeveria klasifikon grumbullimin e mallrave që përdoren për të përfituar gjatë kësaj përmbysje të ekonomisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme