Sipas studimeve të fundit, konsumimi i proteinave nga produktet bimore, është shumë më i shëndetshëm se sa marrja e tyre nga produktet e mishit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Sipas ekspertëve, ju mund të merrni proteinat e duhura jo vetëm nga produkte shtazore, por edhe nga produkte me bazë bimore. Disa nga këto ushqime me bazë bimore, që i japin proteinat e nevojshme dhe i zëvendësojmë ato të mishit janë: soja, bizelet, thjerrëzat, arrat, farat kuinoa dhe shumë produkte të tjera.
Benefitet e zëvendësimit
Në studimin e bërë me 37.000 amerikanë është vërejtur se personat, të cilët kishin konsumuar proteina nga produkte bimore, ishin 27% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me ata që i marrin proteinat nga mishi.
“Nuk mjafton vetëm të hiqni dorë nga mishi. Është shumë e rëndësishme që në vend të tij të konsumoni produkte me bazë bimore”, tha Dr. Zhilei Shan, autor i hulumtimit të fundit nga Universiteti i Harvardit.
Produktet me bazë bimore, jo vetëm që përmbajnë proteina të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të organizmit, por në to mund t’i gjeni edhe vitaminat, mineralet dhe antioksidantët e nevojshëm.
Inkuadrimi i këtyre produkteve në rutinën tuaj të ngrënies, jo vetëm që do t’iu mbrojë nga shumë sëmundje sidomos nga ato metabolike dhe kardiovaskulare, por edhe do t’iu bëjë të ndiheni më energjikë dhe më të shëndetshëm.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...