Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave në Tiranë, të cilët përdorën sende të forta gjatë konfliktit.
Kështu policia arrestoi një shtetas, dhe një tjetër u shpall në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:
T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia./TCH
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I