India kërkon shmangien e tubimeve masive

10:41 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Autoritetet e Indisë kanë kërkuar nga qytetarët të shmangin tubimet masive deri në frenimin e shpërndarjes së koronavirusit, tha Ministria e Shëndetësisë në një postim në Twitter.

Postimi përmbante edhe një memorandum nga ministria duke kërkuar që qeveritë individuale të shtetit “të ndërmarrin veprime të nevojshme” për të udhëhequr organizatorët e ngjarjeve për masat paraprake për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Holi është një festival madhor indian i cili fillon me 10 mars shkruan arbresh.info

Më herët këtë javë, kryeministri indian Narendra Modi bërë publike mos pjesëmarrjen e tij në evenimentet e organizuara për rast të festivalit Holi këtë vit për të shmangur tubimet publike. Dje, gjithashtu edhe presidenti i vendit ka anuluar tubimet për hir të festivalit në pallatin presidencial.

Gjithashtu edhe kopshtet Mughal në Rashtrapati Bhavan, në rezidencën e presidentit, do të mbyllen për publikun nga e dita e shtune./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme