Google ADS

Diagnostikohet një fëmijë me coronavirus në Liverpool

10:28 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Një fëmijë është infektuar me coronavirus në spitalin e fëmijëve Alder Hey në Liverpool, ndërsa mosha dhe gjinia nuk është bërë ende publike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është një nga dy rastet e reja të virusit të konfirmuar nga këshilli i Liverpoolit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në tre.

Raportohet se numri i përgjithshëm nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 116, ndërsa mbrëmë është raportuar për një viktimë.

Pas lajmit për vdekjen, Kryeministri Boris Johnson, shprehu keqardhjen e tij ndaj familjes së pacientit, ndërsa zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, profesori Chris Whitty, tha se e kishte të vështirë të kumtonte lajmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme