Google ADS

Keown këshillon Arsenalin: Shiteni Aubameyangun dhe Lacazetten

10:15 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Fituesi i titullit dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Martin Keown beson se Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang duhet të shiten këtë verë.

Të dy sulmuesit thuhet se mund të kërkojnë një largim nga Emirates nëse Arsenali përsëri nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo nuk i bënë përshtypje ish-kapitenit, Keown, i cili mendon se të dy duhet të shiten në verë.

“Vendimet kryesore duhet të merren me Aubameyang dhe Lacazette”, ka thënë fillimisht Keown për Goal.

“A do të qëndrojnë apo jo? A duhet që Arsenali të përballet me mundësinë e humbjes së Aubameyang?”

“Unë nuk do të doja ta shihja atë të largohej, por ata nuk duan as të shpengohen”, përfundoi ish-kapiteni i londinezëve.

Marrëveshja e Aubameyang skadon në vitin 2021, ndërsa ajo e Lacazette deri në 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme